Kukës, rikthehet energjia elektrike. Defekti la në terr zonën prej mesnatës

16/11/2016 00:00

Energjia elektrike është rikthyer pas mesditës në qytetin e Kukësit dhe disa fshatra, ku mungonte që prej mesnatës.

Një defekt në linjën 110 kV Fushë Arrëz-Kalimash kishte lënë për mëse 12 orë pa energji elektrike Kukësin, zonën e Tunelit të Kalimashit, si dhe disa fshatra të Tropojës.

Për rikthimin e energjisë pas mesditës së sotme punuan ekspertë të Operatorit të Shpëndarjes së Energjisë Elektrike.

Top Channel