Rishfaqet Messi, Argjentina mposht Kolumbinë 3-0

16/11/2016 00:00

Argjentina rikthehet më në fund te fitoret në fazën kualifikuese të Botërorit 2018. Skuadra bardhekaltër fitoi ndaj Kolumbisë në ndeshjen e saj të radhës me rezultatin e pastër 3-0 kjo falë edhe paraqitjes së shkëlqyer që bëri kapiteni i saj Lionel Messi.

Sulmuesit 29-vjeçar i mjaftuan 10 minuta për t’iu dhënë avantazhin skuadrës së tij teksa ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi. Messi  nuk u mjaftua vetëm me golin, po në minutën e 23 dha edhe një assist për Pratton që e çoi rezultatin në 2-0. 11 minuta nga fundi i takimit, Argjentina shënoi edhe golin e tretë, këtë radhë me Di Marian ku edhe këtë radhë ai që i dha mundësinë futbollisti të PSG të shënojë ishte Messi me pasimin e saktë të tij. Me këtë fitore Argjentina ngjitet në vendin e pestë në Grupin Amerikanolatin me 19 pikë.

Brazili vijon diktatin e tij në këto kualifikuese. Skuadra 5 herë kampione e botës këtë radhë mundi Perunë në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 2-0 duke përforcuar pozitat e tij në krye të grupit me 27 pikë. Gabriel jesus ishte ai që i dha avantazhin Selesaos, ndërkohë që golin e dytë për Brazilin e shënoi Renato Augusto.

Kili doli i fituar në duelin me Uruguajin në Santiago duke e mposhtur këtë skuadër 3-1.Ishte skuadra mike ajo që mori avantazhin me anë të Edinson Cavanit, por kilianët arritën të përmbysnin gjithçka në këtë sfidë. Vargas barazoi shifrat në 1-1 në fundin e pjesës së parë. në 45 minutat e dyta shfaqet Aleksis Sanchez. Sulmuesi i Arsenalin është autori i dy golave të tjerë për Kilin duke fiksuar shifrat në 3-1.

Top Channel