De Biasi: Synojmë vendin e tretë, për ne është i rëndësishëm

16/11/2016 00:00

Pasi kaluan 3 ditë nga disfata ndaj Izraelit, trajneri De Biasi ka pranuar befasinë e asaj disfate, teksa foli në një prononcim të tijin gjatë emisionit të pragndeshjes Itali-Gjermani në “RaiSport”.

“Ishte një ndeshje që nuk e prisnim. Paguam një tarifë mjaft të rëndë si pasojë e vendimeve të pafavorshme për ne”.

Referimi i trajnerit është qartazi në lidhje me vendimet e shumëdiskutuara të gjyqtarit kryesor Deniz Aytekin, që u kthye në protagonist të sfidës, me dy kartonët e kuq për Shqipërinë dhe dy penalltitë në fazor të Izraelit. Por çfarë ndryshon ajo ndeshje për sa i përket objektivave. Edhe De Biasi e pranon se ajo disfatë ridimensionon objektivat. Nëse më parë flitej se mund të synohej vendi i dytë, tani i treti kthehet në një mision të rëndësishëm me trajnerin e Kombëtares që u shpreh.

“Çfarë ndryshon? Besoj se Italia, bashkë me Spanjën nuk mund të kenë vështirësi për të arritur dy vendet e para. Vendi i tretë mund të vlejë pak, por për ne do të ishte i rëndësishëm. Duhen edhe 6 ndeshje dhe do ta provojmë”.

Top Channel