Aksidenti në autostradë, arrestohet përgjegjësi i firmës

16/11/2016 00:00

Një ditë pasi një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve humbi jetën, pasi u shtyp nga një automjet, policia vuri në pranga përgjegjësin e objektit të firmës, Abas Ndregjoni, 62 vjeç.

Hasan Fjolla, 60 vjeç humbi jetën një ditë më parë, pasi u përplas nga një mjet tip Benz. Ndëkaq, hetim në gjendje të lirë ka nisur për F. D, 64 vjeç, drejtues teknik i firmës dhe Xh. N, 47 vjeç pronar i firmës.

Sipas burimeve zyrtare, Ndregjoni, se bashku me punëtorët e firmës ka qënë duke kryer punime në supërstradën Tiranë-Durrës, pa marë masa mbrojtëse, duke mos vendosur sinjalistikë rrugore për mbrojtjen e punëtorëve në rrugë, e si shkak i kësaj ka ndodhur aksidentimi me pasojë vdekjen e njërit prej punëtorëve, të shtetasit Hasan Fjolla, nga automjeti “Mercedes Benz”, që drejtohej nga Ismet Neziraj, 51 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i cili gjithashtu është arrestuar në flagrancë.

Top Channel