“Flash”, 12 thasë më hashash në Durrës, 5 persona në pranga

16/11/2016 00:00

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punë për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, mbrëmjen e së martës kanë finalizuar operacionin e koduar ”Flash”.

Agjentët e Antidrogës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative  kanë goditur një grup të rinjsh, të cilët në bashkëpunim më njëri-tjetrin transportonin lëndë narkotike nga njëri qytet I Shqipërisë në një tjetër.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1. Pilo Zanaj 34 vjeç,  banues në Kaninë, Vlorë, i dënuar më parë për trafikim narkotikësh;
2. Besian  Halka 18 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë;
3. Xhevahir Mici 25 vjeç, banues në Mëzes, Tiranë;
4. Islam Imeraj 31 vjeç, banues në Babrru, Tiranë;
5. Armando Bardhi 23 vjeç, banues te Fresku Tiranë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kapur në flagrancë duke transportuar nga qyteti i Vlorës për në Durrës, me automjetet tip Benz me targa AA 263 FD me drejtues shtetasin Pilo Zanaj dhe mjetin tip B.M.Ë me targa AA 823 AY me drejtues shtetasin Besian Halka, një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit “Marjuanë”, e futur në 12 thasë me peshë  rreth 70 kg.

Sasia e drogës, dy automjetet dhe 10 aparatet celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Top Channel