“Koreja e Veriut me lojtarë më të mirë se Messi”

16/11/2016 00:00

Programi bërthamor nuk është i vetmi aktivitet në Korenë e Veriut. Vendi më i izoluar në botë thotë se është në një fazë të avancuar të planit për të ndërtuar një skuadër të suksesshme futbolli me lojtarë deri të nivelit të…Lionel Messit.

Prej disa vitesh Peniani ka investuar në akademinë e futbollit, e quajtur “Shkolla Ndërkombëtare ë Futbollit”. Ajo përbëhet nga nxënës të moshës nga 9 deri në 15 vjeç detyra e të cilëve është vetëm një; futbolli.

“Shkolla jonë ka në përbërje lojtarë me një talent të madh që mund të tejkalojnë edhe atë të Lionel Messit”, thotë Ri Yu-il, kreu i kësaj akademie futbolli.

Suksesi më i madh i koreano-veriorëve në një kampionat botëror është në Angli në vitin 1966, kur eleminuan 1-0 Italinë për të shkuar deri në çerekfinale, ndërsa paraqitja e fundit e tyre ishte botërori në Afrikën e Jugut, ku pas humbjes 7-0 ndaj Portugalisë e gjithë skuadra, përveç një pjesëtari të saj, u dërgua në kamp internimi.

Prej asaj kohe gjithçka ka nisur nga zero në futbollin vendas dhe tashmë ekipi kombëtar drejtohet nga norvegjezi Jorn Andersen.

Top Channel