Dwayne Johnson, mashkulli më seksi i botës

15/11/2016 00:00

Çfarëdo që Dwayne ‘The Rock’ Johnson të jetë duke gatuar këto ditë, po i del mirë. Mundësi, i kthyer në aktor, është shpallur si mashkulli më seksi i botës nga revista “People”.

I gjatë 1.96 cm dhe me peshë 111 kg, 44-vjeçari muskuloz ka vërtet tiparet e një superheroi, ndaj dhe përzgjedhja për të interpretuar Herkulin, në filmin e vitit 2014 me të njëjtin emër, nuk ishte rastësi.

Në projektin e vet më të fundit, ai ka ndërmend të shndërrohet në zërin e gjysmëzotit Maui, në filmin vizatimor të “Disney”-t, “Moana”.

Johnson kujton sesa të vështira kanë qenë vitet e para të fëmijërisë në Honolulu. Ai do të pranohej më vonë në Universitetin e Miamit, ku dhe spikati në futboll, e pas diplomimit iu bashkua Ligës Kanadeze të Futbollit, nga ku u largua dy muaj më vonë.

Vështirësitë financiare e çuan drejt asaj që kishin bërë edhe meshkuj të tjerë të familjes së tij, mundjes. Sot një aktor i suksesshëm e i mirëpaguar hollivudian, Johnson thotë se nuk e përjashton mundësinë që një ditë të garojë për president, nëse do të arrinte vërtet të ndryshonte diçka.

Top Channel