Ndërsa drejtuesit e makinave në mbarë botën janë të detyruar të vuajnë gropat në rrugë, autoritetet japoneze kanë dhënë një leksion efikasiteti duke rregulluar një gropë gjigante në vetëm një javë.

Gropa ishte 30 metra e gjerë dhe 15 metra e thellë, por tani kjo rrugë është e kalueshme. Njerëzit në mbarë botën janë mahnitur nga shpejtësia e kryerjes së punimeve për rrugën e shembur.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin jugperëndimor të Japonisë, Fukuoka, pasi rruga u shemb si pasojë e punimeve për metronë. Kaosi përfshiu zonën përreth pasi rrezikonte godinat që ishin aty pranë.

Fatmirësisht askush nuk u lëndua nga shembja e rrugës, ndërsa zona mbeti pa energji elektrike, ujë të pijshëm dhe gaz. Por, të gjitha këto u rregulluan dhe të martën në orën 17:00, me orën lokale japoneze, u rihap rruga.

Kryebashkiaku i qytetit, Soichiro Takashima, kërkoi falje qytetarëve për shqetësimin e madh pas shembjes së rrugës.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel