Përvjetori i protestës, ambientalistët kundër importit të mbetjeve

15/11/2016 00:00

Aktivistët e shoqërisë civile dhe ambientalistë që kundërshtojnë ligjin e importit të mbetjeve thonë se javën e ardhshme do të bllokojnë hyrjen e Parlamentit me qëllim kthimin e tij.

3 vjet pas protestave për armët kimike të zhvilluara në bulevard, dhjetëra prej tyre u mblodhën sërish, duke shfrytëzuar simbolikën e kësaj date, por kësaj radhe për një kauzë tjetër.

“Nëse kalon më 24 nëntor ligji i plehrave, Zoti na ruajtë! Unë them që jo! Do të ketë betejë civile. Ardhja e mbetjeve është një mision i pamundur”, thonë aktivistët dhe ambientalistët.

Javën e ardhshme ligji për importin e mbetjeve do të jetë sërish në rendin e ditës pas kthimit nga Presidenti Nishani të ligjit të miratuar nga Parlamenti më herët.

Top Channel