Siri, rifillojnë bombardimet në lindje të Alepos

15/11/2016 00:00

Avionët luftarakë kanë bombarduar zonat lindore të kontrolluara nga rebelët në qytetin sirian të Alepos, për herë të parë pas tre javësh.

Lajmin e ka bërë të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilit nga sulmet ajrore janë goditur zonat Haidarija, Masakin Hanano dhe Sheikh Faris.

Aleati i qeverisë siriane, Rusia, ndërpreu sulmet ajrore në mes të muajit tetor, për t’u dhënë civilëve dhe rebelëve mundësi për t’u larguar.

Aktivistët druhen se rifillimi i operacioneve tregon se sulmet e qeverisë siriane në lindje të vendit do të intensifikohen.

Më herët, një spital i ndodhur në një fshat të kontrolluar nga rebelët në perëndim të Alepos u bombardua, duke u bërë kompleksi i tretë mjekësor që goditet në 24 orët e fundit. Observatori Sirian deklaroi se të paktën një person kishte mbetur i vrarë në Auaijel.

Top Channel