Pa plan për Brexit?! Qeveria britanike mohon raportimet

15/11/2016 00:00

Qeveria britanike ka mohuar se nuk ka asnjë ide se nga është publikuar një memo, e cila tregon se Londra nuk ka asnjë plan konkret për Brexit, të cilin nuk do ta ketë as në 6 muajt e ardhshëm.

Sekretari i Transportit, Chris Grayling tha se memo-ja nuk është hartuar nga zyra e kabinetit dhe se kontenti që po interpretohet gjerësisht në media nuk është i vërtetë.

Në dokumentin e hedhur poshtë nga qeveria e Theresa Mayt thuhet se Londra po punon njëkohësisht në 500 projekte që lidhen me Brexit, për të cilat do t’i duhet një staf ekstra me një personel prej 30 mijë vetësh për të plotësuar kështu ngarkesën e punës.

Sipas tij, ndasitë e e mëdha që ekzistojnë brenda kabinetit, janë arsyeja kryesore. “The Times” thotë se dokumenti identifikon ndarjen e kabinetit mes dy grupeve: I pari ai i Sekretarit të Jashtëm Boris Johnson, Sekretarit te Brexit David Davis dhe Sekretarit te Tregtisë Ndërkombëtare Liam Fox dhe nga ana tjetër kancelarit Philip Hammond dhe Sekretarit të ndërmarrjes Greg Klark.

Por kryeministrja Theresa May shpreson që te nise sa me shpejt procesin e largimit dy vjeçar deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm. Për këtë qeveria po apelon kundër aktvendimit të Gjykatës së Lartë se Parlamenti duhet të ketë votoje përpara implementimit të Brexit, seance e cila do të zhvillohet në 5 dhjetor. Ndërkaq gazeta “Herald Scotland” raporton se Skocia po merr në konsideratë planin e hartuar nga akademiket për të krijuar pasaporta të veçanta që t’i lejojnë qytetarët e tyre të jetojnë dhe të punojnë në Europë pas Brexit.

Top Channel