Gjermania ngre alarmin: Militantët e ISIS me metoda të reja për t’u futur mes refugjatëve

15/11/2016 00:00

Pas rritjes së masave të rrepta të kontrollit, Shteti Islamik në mënyrë specifike dhe intensive po trajnon militantet për t’i kamufluar ata si refugjatë të zakonshëm në mënyrë që të kalojnë të gjithë procedurat e nevojshme për të përfituar azil në vendet europiane.

Këtë thotë Inteligjenca gjermane, e cila shton se ISIS po përdor metoda të reja që militantët të mos tërheqin vëmendjen e forcave të zbatimit të ligjit. Sipas një raporti të publikuar tek gazeta “Die Ëelt”, thuhet se në veçanti  trajnimi është i përqendruar për t’i mësuar terroristëve të krijojnë përshtypjen e një “azilkërkuesi klasik”.

Të qëndruarit të ftohtë në procesin e marrjes në pyetje dhe mohimi i çdo prapavije ushtarake janë disa nga taktikat citon raporti.

Shërbimet Sekrete gjermane thonë se disfata që ISIS po pëson në fortesat e tyre në Lindjen e Mesme për shkak të përparimit të forcave të koalicionit, ka bërë që qindra  anëtarë aktivë, mbështetës, simpatizantë të organizatave terroriste apo individëve të vetë-radikalizuar me shumë gjasë të jenë në mesin e azilkërkuesve.

Ditën e martë policia gjermane ka  kryer kërkime intensive në një operacion të madh duke mësyrë  në xhami, apartamente dhe zyra në kërkim të personave të dyshuar. Bastisja erdhi pasi qeveria ndaloi një grup qe akuzohet se është duke u përpjekur për të rekrutuar luftëtarë për të ashtuquajturin Shtet Islamik.

Top Channel