Kim Kardashian rrezikon jetën nëse mbetet sërish shtatzënë

15/11/2016 00:00

Kim Kardashian është paralajmëruar nga doktorët e saj se ajo rrezikon jetën nëse mbetet sërish shtatzënë.

Ylli televiziv, e cila ka një vajzë 3-vjeçe North dhe një djalë 11-muajsh Saint me bashkëshortin Kanye West, ka shprehur dëshirën për të zgjeruar familjen e saj me një tjetër fëmijë, por Paul Crane e ka paralajmëruar se asgjë nuk është më e sigurt për shkak të komplikacioneve që ka patur në dy shtatzënitë e para.

Në një intervistë në “Keeping Up With the Kardashians”, ditën e diel, Kim ka thënë: “Së fundmi kam menduar se dëshiroj shumë të kemi një fëmijë tjetër por duke qenë se kam patur dy shtatzëni të vështira si dhe vështirësi të të mbeturit shtatzënë, më bën të shqetësohem”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel