Goditet një rast i “prerjes së paligjshme të pyjeve” në Gramsh

15/11/2016 00:00

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e prerjes ë paligjshme të pyjeve, Policia e Gramshit ka sekuestruar 17 metër kub lëndë drusore, si dhe ka nisur procedim në gjendje të lirë për 3 shtetas.

Tre personat M.N, 49 vjeç, J.S, 46 vjeç, të dy banues në fshatin Gjyralë, si dhe .E, 52 vjeç, banues në fshatin Kabash, Gramsh, në fshatin Kabash, duke drejtuar automjetet e tyre, u ndaluan dhe u konstatuan duke transportuar 17 m3 lëndë drusore pa leje dhe pa  dokumentacion përkatës.

Policia sekuestroi lëndën drusore si dhe automjetet me të cilat ajo po transportohej.

Top Channel