Imazhe mahnitëse të “superhënës” nga e gjithë bota

15/11/2016 00:00

Hëna ju afrua Tokës në pikën më të afërt të orbitës së saj që prej vitit 1948. Njerëzit në të gjithë botën dolën në rrugë apo u ngjitën në ndërtesa të larta për të shijuar këtë fenomen natyror të bukur e të rrallë.

Orbita e hënës është eliptike dhe jo rrethore, arsye për të cilën ajo herë pas herë është më pranë tokës. Kur perigjeu, qasja e saj më e afërt ndaj Tokës, përkon me Hënën e plotë, krijohet fenomeni që njihet si “superhëna”.

Kjo e fundit arriti pikën e saj më të shndritshme mbi Azi mbrëmjen e së hënës. “Superhëna” shfaqet 14% më e madhe dhe 20% më e shndritshme se sa zakonisht.

Herën tjetër që do të kemi një “supërhënë” do të jetë data 25 nëntor 2034. Madje, atëherë Hëna do të jetë edhe më pranë Tokës duke dhuruar një spektakël edhe më të madh.

Për ata që duan të bëjnë fotot të paharrueshme, ekspertët këshillojnë që të fotografojnë Hënën bashkë me një pikë referimi, si një ndërtesë e lartë apo diçka e ngjashme.

FOTO GALERI
1/35

Top Channel