Grushta në Parlamentin ukrainas, debate për “spiunët” rus

15/11/2016 00:00

Një përleshje në mes dy deputetëve ukrainas shpërtheu gjatë një takimi të krerëve të partive parlamentare në Kiev, ndërsa një udhëheqës partie akuzoi një tjetër se punonte me Kremlinin dhe kërkoi që ai të jetë në burg.

Oleh Lyashko, lideri i Partisë Radikale, ka pësuar disa grushta nga lideri i partisë opozitare, Yuriy Bojko pasi ai e akuzoi atë se kishte udhëtuar në Moskë për të marrë urdhra nga qeveria atje.

“Udhëzimet duhet të pranohen nga njerëzit e tu, nga ukrainasit,” tha Lyashko. “Dua të pyes SBU (Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës), pse ata që vizitojnë Moskën nuk janë akoma në burg?”, shtoi ai, para se Bojko të kërcente në këmbë dhe ta godiste me grusht në fytyrë kundërshtarin e tij politik.

Top Channel