“Superhëna”, pamja spektakolare që vjen pas 70 vitesh

15/11/2016 00:00

Superhena i la pa fjalë berlinezet. Pamja më e bukur e satelitit të vetëm natyror të tokës në 70 vjet ishte një rast që nuk duhej humbur.

“Më pëlqen shumë t`i bëj fotografi hënës, e kam pasion. Por këtë herë ishte më pranë nesh dhe shumë më e madhe. !e nje mundesi fantastike sepse edhe qielli ishte shumë i pastër. Dhe kur kjo superhene kalon mbi portën e Brandenburgut duhet ta shkrepësh një foto patjetër”, shprehet një berlinez.

“Mua mu duk shumë e madhe, katër apo pesë herë më e madhe se zakonisht. Ishte shumë e bukur, kishte një ngjyrë si të portokalltë, një mrekulli”, shprehet një tjetër.

Pamje spektakolare qielli ofroi në mbremje edhe në Itali e Greqi…

Më herët, shkëlqimi i shtuar i superhënës kishte hedhur dritë mbi Jeruzalem e Tel Aviv. Pamja e saj kënaqi sytë e banorëve të kryeqytetit Gjeorgjian Tblisi, atyre në Pekin e Tajpei, ndërsa në Boston u shfaq kur ende nuk ishte errësuar krejtësisht.

Fenomeni i Superhënës ndodh kur Hëna duket më e madhe dhe më e shkëlqyeshme se zakonisht pasi arrin në atë pjesë të orbitës që është më e afërt me Tokën. Për shkak se orbita e planetit tone nuk është e rrumbullakët në mënyrë të përkryer, distanca e nga Toka varion me rreth 40 mijë 900 kilometra.

Pikën e saj më të afërt, të njohur si perigje, e arriti në 11:21 GMT. Së pari, superhëna u pa në Brisbane të Australisë. Vëzhguesve ajo iu shfaq 7% më e madhe dhe 15% më e shndritshme, ndërsa syri i njeriut nuk arrin ta perceptoje një diferencë të tille. Atyre që do të duan ta shijojnë sërish një spektakël të kësaj natyre, do t’iu duhet të presin deri në 25 nëntor të vitit 2034.

Top Channel