Telefonata e munguar, Putin bisedon me Trump: Gati për dialog me administratën e re

14/11/2016 00:00

Shenja e parë e afrimit që shumë prisnin pas fitores së Donald Trump-it, mbërriti. Presidenti i zgjedhur i Amerikës ka pasur një bisedë telefonike me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, i cili i uroi sukses në implementimin e programit të tij zgjedhor.

Kreu i shtetit rus është shprehur i gatshëm të angazhohet në dialog me administratën e re amerikane mbështetur në ato që i quajti “parime të barazisë”.

Miliarderi amerikan ka treguar në mënyrë të përsëritur admirim për Putinin, kjo duket është e ndërsjelltë.

“Russia Today” thotë se gjatë telefonatës, dy liderët kanë diskutuar çështjen e Sirisë e kanë rënë dakord për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas një deklarate të Kremlinit, ata kanë përcjellë të njëjtin këndvështrim për një bashkim forcash kundër armikut të përbashkët numër një që është terrorizmi ndërkombëtar dhe ekstremizmi.

Top Channel