Anglia me probleme, mungon Rooney, kapiten Henderson

14/11/2016 00:00

Sulmuesi i kombëtares angleze Wayne Rooney nuk do të jetë në formacion në miqësoren e luksit të martën në mbrëmje kundër Spanjës, edhe pse stafi mjekësor ende nuk e ka përjashtuar nga grumbullimi i ekipit, trajneri i përkohshëm Gareth Southgate me të gjitha gjasat do të lërë pushim futbollistin e Manchester United së bashku me mbrojtësin Bertrand për sfidën që premton spektakël para mijëra shikuesve në impiantin “Wembley” të Londrës.

Mungesa e Wayne Rooney nga minuta e parë nënkupton që shiriti i kapitenit këtë herë do të jetë në krah të Henderson. Anglia u gjymtua më herët nga sulmuesi Harry Kane që ende nuk është në formën optimale pas dëmtimit.

“Si Runey ashtu dhe Bertrand po marrin trajtim nga stafi mjekësor për disa probleme këtë të hënë dhe do të shikojmë sesi do të jetë gjendja e tyre. Nuk e di nëse do të luajnë por kam shumë dyshime pasi ata nuk u stërvitën. Sidoqoftë në këtë ndeshje nuk do ta nis me Wayne Rooney në formacion dhe do të zgjedhim se çfarë rruge do të ndjekim për Spanjën”, tha trajneri i Anglisë.

“Henderson do të jetë kapiteni ynë në Wembley. Kemi disa lider në skuadër dhe Jordan është një prej tyre që ka treguar përgjegjshmëri sa herë ka marrë rol të madh”, tha Gareth Southgate. Spanja është ndeshja e fundit nga 4 të tilla që Federata i la në dorë trajnerit aktual. Ai me shumë gjasa mund të rikonfirmohet në stol”.

Top Channel