Durrës, shpërthen një automjet në sheshin “Taulantia”

14/11/2016 00:00

Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në një automjet fuoristradë tip “Land Rover”, që ndodhej e parkuar pranë shëtitores “Taulantia”, në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit.

Automjeti ka qenë i parkuar para një garazhi në qepenin e të cilit shkruhej “Mos parko!”.

Burime policore bëjnë të ditur se sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël dhe është vendosur në pjesën e përparme të automjetit. Si rezultat janë regjistruar vetëm dëme në mjet, qepenin e garazhit para të cilit ishte parkuar dhe në një reklamë subjekti aty pranë.

Nga hetimet e para rezulton se mjeti i përket një personi pa precedentë penalë. Ai është një zyrtar i ALUIZNI-t në Durrës, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona dhe po verifikon kamerat e sigurisë.

Top Channel