70-vjeçari akuzohet për një vrasje të ndodhur 50 vjet më parë

14/11/2016 00:00

Një 70-vjeçar është akuzuar në Angli për vrasjen e një vogëlushi 18 muajsh të ndodhur rreth 50 vite më parë.

Personi i akuzuar është David Dearlove, nga Great Yarmouth, i cili ishte në bankën e të akuzuarve për vrasjen e ndodhur të martën e 1 tetorit të vitit të largët 1968.

Seanca dëgjimore zgjati vetëm dy minuta, ndërsa 70 vjeçari, nuk shfaqi asnjë pendesë apo kërkesë për lirim me kusht.

Adam Hodge, ishte avokati i të pandehurit, i cili tha se do të bëjë një kërkesë për lirim me kusht për klientin e tij pensionist.

Top Channel