Pogradec, gjykata lë në burg militantin e ISIS

14/11/2016 00:00

Gjykata e Pogradecit la në burg 29-vjeçarin e arrestuar në Pogradec me tritol. Ervin Duka, ishte kthyer nga Siria ku kishte marrë pjesë në luftimet si militant i ISIS.

Ai ishte kthyer për shkak se u plagos rëndë në luftime dhe ishte kthyer në fshatin e tij të lindjes ku jetonte i paralizuar pjesërisht.

Por policia kishte marrë informacion se ai kishte eksploziv dhe gjatë kontrollit iu gjetën edhe municione.

Top Channel