Ed Erenberg dhe filmi i tij “Hear the Silence” triumfoi në TIFF, duke marrë trofeun e filmit më të mirë artistik. Motivacioni është arritja e mrekullueshme në vizatimin në kohë reale të efektit traumatik që ka lufta.

Një ogur i mirë ishte ky për “Hear dhe Silence”, që vijoi më pas menjëherë me dy çmime, përkatësisht në Spanjë dhe në Kanada, ku Ed Erenberg është shpallur regjisori më i mirë.

Ndërsa TIFF i dha çmimin si regjisori më i mirë Claudio Caligarit (pas vdekjes) me filmin “Don’t be Bad”.

Në rrugëtim të rëndësishëm për në garën “OSCAR”, filmi “Home Sweet Home” e ka nisur rrugën e çmimeve që nga Tirana, duke marrë trofeun e skenarit më të mirë dhe çmimin e jurisë, të krijuar për herë të parë në këtë edicion të TIFF, “FriPresc”, si filmi më i mirë.

Për këtë edicion të 14, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë (TIFF) përcolli mesazhin që Tirana duhet të ketë një kinema publike. Edicioni i sivjetshëm i TIFF me 220 filma, programin homazh e pati për kineastin e njohur iranian, Abbas Kairostami.

Top Channel