Transportonin libra shqip, pranga shoferëve të MPJ në Greqi

14/11/2016 00:00

Dy shoferë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë janë arrestuar nga policia greke në Janinë pasi po transportonin libra në gjuhën shqipe.

Kanë qenë vetë autoritetet greke që kanë njoftuar arrestimin dhe që kanë komunikuar se në bordin e automjeteve kishte abetare dhe libra shqip.

Dy shoferët, të identifikuar si Altin Tafa dhe Agim Asllani, janë ndaluar për një kontroll në brendësi të kufirit grek, në aksin që lidh Kakavijën me Athinën. Ata akuzohen për shpërndarje të materialeve propagandistike.

Burime lokale i thanë Top Channel se materialet që po transportoheshin prej dy të ndaluarve nuk ishin të vulosura dhe rrjedhimisht nuk konsideroheshin pako diplomatike.

Gjithashtu, këto materiale nuk kishin asnjë dokument shoqërues të Ministrisë së Jashtme shqiptare, ndaj, sipas palës greke, konsiderohet kundravajtje.

Top Channel