Vrasja në Vlorë, “arrest me burg” autorit

14/11/2016 00:00

Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Mario Ribajn dhe Endri Pangon, në lidhje me vrasjen e një bashkëmoshatari në Vranisht të Vlorës.

Ribaj akuzohet për vrasjen e 23-vjeçarit Fabio Veizaj tre ditë më parë, ndërsa Pango si bashkëpunëtor i tij. Veizaj u qëllua me armë zjarri mesditën e së premtes pranë shtëpisë se tij. Krimi ndodhi për shkak të shit-blerjes së një automjeti.

Në prokurori, Ribaj ka deklaruar se viktima nuk ia kishte shlyer të gjithë shumën e parave që i detyrohej nga blerja e automjetit në gusht dhe se ai kishte shkuar së bashku me Pangon në shtëpinë e tij për t’ia marrë makinën.

Sipas rrëfimit të të akuzuarit, atje janë konfliktuar pasi Veizaj nuk i ka lënë të largohen e madje ka qëlluar me armë kur ata janë larguar disa metra, kohë në të cilën Ribaj thotë se nxorri armën që kishte me vete dhe qëlloi në drejtim të vëllezërve Veziaj, duke lënë të vdekur Fabionin.

Më pas ai u largua në drejtim të pyllit dhe u kap pas disa orësh nga uniformat blu, të cilat sekuestruan armën e krimit dhe municionet e fshehura në pyll.

Top Channel