Pique dhe Djokovic sfidohen në… minibasketboll

14/11/2016 00:00

Gerard Pique dhe Novak Djokovic u bënë protagonistë të një sfide të veçantë në minibasketboll. Kjo përballje u zhvillua në një hotel në Londër, ku mbrojtësi i Barcelonës kaloi fundjavën.

Pique priti përfundimin e sfidës që Djokovic zhvilloi me Dominic Thiem për të nisur këtë sfidë me numrin 2 të botës në tenis.

Si Pique ashtu edhe Djokovic treguan aftësitë e tyre në gjuajtjet e basketbollit në një sfidë, videoja e së cilës u publikua në rrjetet sociale nga vetë Djokovic.

Rezultati përfundimtar i përballjes Pique-Djokovic duket se ishte barazimi, me serbin i cili më pas komentoi se nuk është kurrë vonë për të nisur një karrierë në basketboll.

Top Channel