Lezhë, “arrest me burg” vrasësit të parukieres

14/11/2016 00:00

Gjykata e Lezhës caktoi këtë të hënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Alfred Nikollin, i cili javën e kaluar vrau parukieren Etleva Ndokaj.

Asnjë nga familjarët e tij apo të viktimës nuk ndodheshin në sallë, ku gjatë kohës sa u lejuan gazetarët Nikolli u dëgjua të thotë vetëm se ishte i tronditur.

“Nuk jam në gjendje të përgjigjem”, iu përgjigj i dyshuari pyetjes së gjyqetarit nëse mund t’i jeptë vetë gjeneralitet e tij, ndërsa beri konfirmimin e tyre pas citimit nga drejtuesi i seancës.

Nikolli u arrestua disa orë pasi kishte vrarë në dyqanin e saj 28-vjeçaren, nënë e një fëmije 3 vjeç. Ai u arrestua në Kallmet pasi braktisi automjetin kur pa se po ndiqej nga policia. 31-vjeçari, banues në Lezhë, dyshohet se e kreu krimin për motive të dobëta.

Top Channel