Shokohet Lisa Snowdon, i dashuri është i martuar
13/11/2016 00:00
Modelja britanike Lisa Snowdon ka deklaruar se ka pësuar një shok të rëndë kur ka mësuar se Jay Bothroyd ishte ende i martuar kur ata filluan të dilnin bashkë.
Anglezi Jay Bothroyd, i cili luan në Japoni me ekipin e Jubilo Iwata, kishte krijuar një lidhje jashtë martesore me modelen 44-vjeçare, lidhje e cila ka zgjatur për rreth 8 muaj.
Përgjatë kësaj periudhe Lisa Snowdon ka deklaruar se ajo nuk kishte dijeni se futbollisti 34-vjeçar ishte i martuar, duke shtuar se ndjehet e shkatërruar nga ky mashtrim, pasi ai i kishte thënë se ishte beqar.
Top Channel