Mourinho kërkon yjet e Atletico Madrid

13/11/2016 00:00

Manchester United hedh sytë nga Spanja, pikërisht tek Atletico Madrid. Klubi anglez, me kërkesën e trajnerit Jose Mourinho ka nisur të vëshgojë situatën e Carrascos. Këtë sezon, mesfushori belg ka zhvilluar 15 ndeshje me fanellën e Atleticos, duke shënuar 7 gola, e duke bërë që të shtohet interesi i “djajve të kuq” për të.

Një tjetër emër që vazhdon të jetë në axhendën e Manchester United është ai i Antoine Griezmann. Klubi anglez tentoi edhe në merkaton e verës së kaluar, që ta sjellë në “Old Trafford” sulmuesin francez, por ky i fundit e refuzoi. Të njëjtin përfundim pati edhe tentativa e muajve të mëvonshëm të “djajve të kuq”.

Përsa i përket Gimenez, mësohet se Manchester United është gati të paguajë për kartonin e këtij futbollisti 60 milionë euro, aq sa edhe klauzola e zgjidhjes së kontratës së tij me Atletico Madrid.

Nuk është hera e parë, që Mourinho kërkon të ketë nën urdhrat e tij lojtarë të “Los Colchoneros”. E ka bërë këtë më parë, kur ishte në stolin e Chelseat, kur çoi në “Stamford Bridge” Diego Costën e Luis Filipen, ndërkohë që mundësoi edhe kthimin e portierit Courtois.

Top Channel