Italia dhe Spanja, fitore identike. 4-0 për kryesuesit

12/11/2016 00:00

Si Spanja ashtu dhe Italia e mbajtën me prepotencë kryesimin e përbashkët në grupin G, duke regjistruar fitore identike në eliminatoret për Botërorin.

Iberikët triumfuan me plot 4 gola në portën e Maqedonisë, në një ndeshje ku dominuan totalisht dhe nuk i dhanë asnjë shans ballkanasve për të pretenduar më shumë.

Velkoski me një autogol ndëshkoi Maqedoninë, ndërsa më pas Spanja kompletoi suksesin e merituar me Vitolo, Monreal dhe veteranin Aduriz.

Ndërkohë në stadiumin e Vaduzit, Italia u imponua me 4 gola ndaj vendasve të Lihtenshtejnit, duke mos lëshuar kreun me 10 pikë. Belotti me dy gola, si dhe Candreva e Immobile ishin autorët e rrjetave të kaltra ndaj rivalëve modestë.

Top Channel