The Voice of Albania, nga Janari në ekranin e Top Channel

12/11/2016 00:00

Në pritje të “talent show” më të përfolur në vend dhe me kalimin e ditëve për fillimin e programit, rritet ndjeshëm dhe kurreshtja për detajet e tjera të spektaklit, i cili pritet të fillojë në Janar.

‘The Voice of Albania’ ekskluzivisht për ju, zbulon spotin zyrtar të edicionit të gjashtë, i cili pasqyron qartë grintën dhe dëshirën e trajnerëve për të zbuluar talentet e rinj të Shqipërisë. 

Argëtues, emocionues, artistik dhe mjaft i bukur, spoti i përshtatet spektaklit më të përfolur të momentit, ku pjesë e tij do të jenë artistë të afirmuar të vendit tonë si; Alban Skënderaj, Rona Nishliu, Besa dhe Xuxi. 

Nuk mbetet asgjë tjetër përveçse të presim fillimin e spektaklit. ‘The Voice’ në Top Channel, do të vijë në Janar me shumë surpriza për ju… 

‘The Voice of Albania’ së shpejti në Top Channel!

Top Channel