Një kuti postare amerikane në Slloveni. Por posta duket se nuk i intereson shumë familjes Knavas dhe gjithçka duket si një adresë e historisë. Këtu ka lindur dhe jetuar zonja e parë e SHBA-së, Melanija Trump.

Smogu ka kapluar qytetin në mëngjes. Një zone industriale me më pak se 5 mijë banorë, Sevnica tashmë është një vend i njohur si adresa e vendlinjes së zonjës Trump.

Modelja sllovene nuk ka qenë në këtë vend që prej vitit 2004, por ka gëzuar në ethe për ditë të tëra bashkëkombasait. Satelitët e rrjeteve televizive janë aty.

Në një kafene lokale ndiqet “live” Uashingtoni i largët. Zonja e parë amerikane ka gëzuar shumë njerëz dhe pavarësisht se çfarë politike do të ketë Amerika, sllovenët fituan zonjën e parë. Këtë e beson edhe kryebashkiaku.

“Ne këtu jemi shumë të lumtur dhe e kemi mbështetur kandidaturën për shkak të Melanijas dhe mbështetjes së saj për burrin. Jemi të lumtur që do të hyjë në Shtëpinë e Bardhe”, shprehet Srecko Ocvirk.

Euforia vazhdon. Një restorant lokal ka përuruar tashmë një produkt të ri: “Melanija Cake”. Ndërsa në shkollën fillore të Sevnicës, nxënësit arrijnë në mësim. Dikur këtu, njësoj si ata, Melanija Knavas ka mësuar hapat e parë përsa kohë prindërit e saj jetonin ende këtu.

Mikja e saj, tashmë drejtoreshë e shkollës, Mirjana Jelançiç, thotë se shpreson se Melanija do ta pranojë ftesën dhe beson se me këtë të gjithë do ta duan më shumë Slloveninë. Ajo ka vetëm fjalë të mira.

“Jam optimiste se ajo do të vijë këtu në Sevnica dhe në Slloveni dhe t’ia tregojë të birit se prejnga i ka rrënjët. Ajo ka qenë një shoqe e mirë”, thotë Jelançiç.

Tani banorët e Sevnicës shpresojnë dhe besojnë se bashkëqytetarja nuk do ta harrojë atdheun.

Top Channel