KESH: Reduktohen shkarkimet në kaskadën e Drinit

12/11/2016 00:00

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare bën të ditur se janë reduktuar shkarkimet në kaskadën e Drinit, dhe është ulur niveli i liqeneve. Situata paraqitet në kontroll.

Sipas KESH, aktualisht prurjet po shfrytëzohen duke ngarkuar maksimalisht të gjitha turbinat disponibël në Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës. Prodhimi ditor është rreth 24.000 MWh. Kjo sasi energjie po përdoret për të mbuluar kërkesën e klientëve fundorë, humbjet e OSHEE dhe OST, ndërsa sasia e tepërt po eksportohet. Aktualisht rezerva energjitike është 1220 GWh.

KESH bën të ditur se kuotat po menaxhohen në zbatim vendimit të Komisiont të Posacëm të Trajtimit të Plotave. Gjatë 24 orëve të fundit niveli në liqenin e Fierzës është ulur me 40 cm. Në total shkarkimet janë reduktuar dhe KESH  gatanton se ato do të jenë gjithmonë më të ulta se nivel i prurjeve natyrale, për të reduktuar efektin që mund të shkatojnë reshjet.  Aktualisht, prurjet natyrale në kaskadë janë 2150 m3/sec ndërsa shkarkimet 1350 m3/sec.

Top Channel