‘The King’, rekord i ri në NBA me 27 mijë pikë

12/11/2016 00:00

Vizita në Shtëpinë e Bardhë u shoqërua me një rekord të NBA për LeBron James. The King shënoi 27 pikë në sfidën mes Cleveland e Washington e fituar nga Cavaliers 105-94 për të arritur në kuotën e 27 mijë pikëve në karrierë. Është një statistikë kjo që e bën James që në moshën 32 vjeçare të bëhet basketbollisti më i ri në historinë e NBA që e arrin këtë kuotë pikësh.

San Antonio Spurs kthehet te fitorja në NBA. Skuadra teksane mposhti në AT&T Center Detroit 96-86, ku ai që spikati ishte pikërisht Pau Gasol me 21 pikë të shënuara. Me këtë fitore bilanci i San Antonios shkon në 6 fitore e 3 humbje, me Spurs që e sheh veten në vendin e tretë pas Los Angeles Clippers dhe Golden State Warriors.

Në ndeshjet e tjera të NBA, kalifornianët e Clippers mundën Oklahomën 110-88, Toronto fitoi me Charlotte 113-111, ndërsa Portland mposhti Sacramento Kings pas kohës shtesë me rezultatin 122-120.

Top Channel