Diego Costa, Chelsea kërkon rinovimin

12/11/2016 00:00

Chelsea nuk dëshiron të privohet nga Diego Costa. Klubi londinez po mendon t’i ofrojë sulmuesit të përfaqësueses spanjolle një kontratë të re, me synimin për të sprapsur Atletico Madrid që ka tentuar 3 herë të rikthejë Diego Costan në Spanjë.

Pronari i Bluve të Londrës, Roman Abramovich tashmë e mbështet plotësisht trajnerin Conte, i cili ka mundur që ta rikthejë Chelsean në garën për titull kampion në Premier League. Italiani duket se ka besim te Diego Costa, që në këtë sezon ka shënuar 9 gola në kampionat në 11 ndeshje të zhvilluara.

Sulmuesi 28 vjeçar u transferua te Chelsea përpara 2 vitesh, teksa nënshkroi një kontratë me londinezët për 5 vjet, ndërkohë që në arkat e Atleticos u derdhën 32 milionë Paund. Në sezonin e tij të parë me Blutë, Diego Costa shënoi 20 gola, ndërsa në të dytin 16, pavarësisht problemeve që pati me trajnerin Mourinho te Chelsea.

Top Channel