Hamilton nuk dorëzohet, deri në fund për titullin

12/11/2016 00:00

Lewis Hamilton paralajmëroi Niko Rosberg se do të shfrytëzojë deri në fund mundësitë e tij për të fituar titullin Botëror në Formula 1.

Piloti britanik i Mercedes fitoi dy sesionet e para të provave të lira duke e përshkuar pistën me 1 minutë 11 sekonda e 895 të mijtat.

Menjëherë pas tij në këto prova u rendit Rosberg me 30 të mijtat më shumë se shoku i tij i skuadrës.

Ata që iu afruan më shumë Mercedes ishin pilotët e Uilliams, Botas dhe Masa që u renditën në vendin e 3 dhe të 4 duke i lënë pas pilotët e Red Bull dhe Ferrarit. Riçardo shënoi kohën e 5 më të mirë, ndërsa Verstapen u rendit i gjashti.

Holandezi u pasua nga dy makinat Ferrari të Vettel dhe Raikonen që u pozicionuan respektivisht ne vendin e 7 dhe te 8.

Top Channel