Vokshi: Rama, propagandë me shëndetësinë falas. Ekspozita me paratë e shqiptarëve

12/11/2016 00:00

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me postimet në rrjetet sociale të kryeminsitrit Edi Rama për arritjet në shëndetësi.

Deputetja Albana Vokshi thotë se kryeministri bën propagandë me shëndetësinë falas, ndërkohë që ka hapur në Nju Jork ekspozitë të skicave të tij me paratë e shëndetit të shqiptarëve.

“Nga New Yorku, turisti Edi Rama na foli për ato që ai i quan “arritje në shëndetësi”. Nga suita e tij shumë luksoze, shumë e shtrenjtë në New York, “i papërgjegjshmi” kryeministër, bën propagandë për dështimin e tij më të madh, “shëndetësinë falas” ndërkohë që tërë vendi është i përmbytur dhe mijëra familje, burra, gra e fëmijë i ka lënë në mëshirë të fatit.  Asnjë video, nuk e fsheh të vërtetën e shëndetësisë në vend. Asnjë sajesë nuk fsheh dot humbjen e jetës së 6 pacientëve me HIV/AIDS për mungesë barnash. Asnjë postim nuk fsheh dot vuajtjen e pacientëve me kancer apo dhimbjen e familjarëve të tyre që i ka lënë pa kurim apo ‎ata mijëra të tjerë që enden vuajtshëm spitaleve që i ka lënë si në gjendje lufte”, është shprehur znj. Vokshi.

Top Channel