I shkakton vdekjen duke e goditur me grusht, arrestohet 59-vjeçari

12/11/2016 00:00

Policia e Vlorës ka arrestuar një 59-vjeçar në akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Viron Dukaj është vënë në pranga, pasi personi që goditi ndërroi jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku” të Vlorës, ku Vironi pas një konflikti për motive të dobëta dhe në gjendje të dehur, ka goditur me grusht të fortë në fytyrë Th. Gj, 53 vjeç. Ky i fudit ra në tokë pa ndjenja.

Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Vlorës, 53-vjeçari është kthyer në shtëpi pa probleme, por vetëm gjatë natës gjendja e tij është përkeqësuar dhe familjarët e kanë dërguar sërish në spital. Rreth një orë më vonë spitali konfirmoi dhe vdekjen e tij.

Pritet që autopsia mbi trupin e të ndjerit të përcaktojë dhe shkaqet e vdekjes, ndërsa Dukaj është në burg.

Top Channel