Moti i keq shkakton avari, rikthehet energjia në disa zona

12/11/2016 00:00

Shirat dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike, duke rrëzuar shtylla tensioni e duke këputur përcjellësa.

Sipas njoftimit të fundit të OSHEE-së energjia është rikthyer në disa zona të Durrësit, ndërsa numri më i madh i defekteve regjistrohen në rajonet e Vlorës dhe Sarandës.

Defektet kanë ndodhur kryesisht në zonat rurale. OSHEE ka angazhuar në terren rreth 1500 punonjës të organizuar në grupe që po riparojnë defektet e shkaktuara nga moti i keq. Të gjithë hidrovoret janë në punë dhe furnizohen normalisht me energji.

Institucionet e rëndësisë së veçantë, siç janë spitalet furnizohen me energji në mënyrë të rregullt. Grupet e gatishmërisë së OSHEE-së janë duke riparuar segmentet e rrjetit të dëmtuara gjatë natës nga reshjet e shiut dhe stuhia e erës.

Zonat në të cilat është rikthyer energjia:

Në rajonin Durrës u rikthye energjia në zonat : Rashbull, Lagjet: SMT, Pallati Hark, Bakushe Visha, Tregtia, Hekurudha, Hasan ne Qytet Kruje; Rade, Kanapraraj, Fermë Sukth, Karpen, Manskuri, Sektor Rinia, Maminas
Rajoni Gjirokastër: Lazarat;  
Raoni Burrel: Zona Komsi;
Rajoni Berat: Pjesërisht Mertish.
Rajoni Vlorë: Amonicë, pjeserisht Brataj.

Problematika nga moti i keq

Linjat me defekt
Në burimet e furnizimit me energji elektrike që janë nënstacionet 110/35/20/10/6kV dhe linjat TL 35kV ka difekt nenstacioni Vojnikë në rajonin e veriut.
Linja 30-48 Sarandë 35 kV-Bunes stakuar me tokë.
Për shkak të motit të keq me furtunë dhe shkarkime atmosferike, defektet kanë lënë pa energji, zonat : Borsh, Corraj, Fterrë, Piqeras, Lukovë, Sasaj, Krekëz, Shën Vasi, Nivicë.

Rajonet problematike
Rajoni Tiranë: Për arsye remonti në linjën e TM është stakuar fideri 7/Ibe qe mbulon zonën pjesërisht Ibë
Zonat pa energji: Qereke (pjeserisht), Tapize, Pompat Tapize,
Gjithashtu pa energji janë edhe zonat : Valias pjesërisht, Pezë pjesërisht, Zall Bastar , Mullet, Mëzez pjesërisht dhe Shupal.
Rajoni Vlorë: Situata në qytet është nën kontroll. Numri më i madh i abonentëve pa energji raportohet të jenë në zonat rurale ku linjat janë të gjata dhe terreni mjaft i vështirë.
Zonat pa energji:  Kocil, Kalalrat, Radhimë, Himarë, Gorisht.
Rajoni Durrës : Fushë Krujë, Rruga Krujes, Lagjia e Burgut, Kodra e Celëve, Lagjia e Delvinëve, Kastriot i Ri, Kastriot i Vjetër, Adem Gjeli, Arrameras, Vath.
Rajoni Berat: Fshati Pëllumbas, komuna Gradisht, Komuna Ballagat, Potom, Tomorricë.
Rajoni Elbasan : Komuna Labinot, Shushicë, Mollas, Pjesërisht qytet ELbasan.
Rajoni Burrel: Autostrada, Fushe Gjorm Pjesërisht, Zhej i Vogël Pjesërisht, Fshat Laç Pjeserisht; Gjormë; Komsi,  Fshatrat Cerenec, dhe Arras, Fushe Cidhe.
Rajoni Korcë: Komuna Liqenas
Rajoni Gjirokastër:  Pjeserisht Lazarat, Buz/Tepelene
Rajoni Lezhë: Raportohet për këputje përcjellësash si pasojë e erës së fortë e shkarkimeve atmosferike
Rajoni Shkodër:  Në fiderin Hajmel janë dëmtuar disa shtylla për shkak të rritjes së nivelit të ujit në zonën e Vaut të Dejës.  
Zonat pa energji:  Bërdicë, Koman Pjesërisht, Kuc pjesërisht, Iballë, pjesërisht Hajmel, Bushat.
Rajoni Kukës : Cahan, pjesërisht Lekbibaj, Cahan.
Rajoni Korcë : Zona Voskop.
Grupet e punës së OSHEE janë në terren për të riparuar defektet sa më shpejt dhe normalizimin e situatës së furnizimit me energji

Top Channel