Përleshjet për duhanin, katër në pranga në Shkodër

12/11/2016 00:00

Policia e Shkodrës ka arrestuar katër persona të përfshirë në përleshjet me agjentët e antikontrabandës një ditë më parë në zonën e njohur si “Tregu Rus”.

Arjan Halili, 30 vjeç, Marjan Palalej, 35 vjeç, Denis Zefi, 24 vjeç dhe Astrit Muçaj 39 vjeç, që të gjithë banorë të qytetit të Shkodrës, u ndaluan nga uniformat blu me akuzën e “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ndalimi i tyre u bë pasi gjatë operacionit të antikontrabandës së doganave të Shkodrës, për goditjen e kontrabandës me mallra që paguhet akcizë kanë bërë rezistencë dhe për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë e goditur me sende të forta punonjësit e antikondrabandës dhe të policisë, të cilët po kryenin detyrën për konfiskimin e një sasie duhani të grirë, pa dokumentacionin përkatës.

Top Channel