Goli i Gashit, më i bukuri i sezonit në MLS

12/11/2016 00:00

Shkëlzen Gashi kualifikoi ekipin e tij Colorado Rapids në finalen e Konferencës së Perëndimit, por tashmë ai ka rrëmbyer një tjetër trofe personal. Ai ka fituar garën për golin më të bukur të sezonit në ligën amerikane të futbollit, MLS.

Goli spektakolar që i shënoi skuadrës Vancouver më 24 shtator është shpallur si më i miri në Shtetet e Bashkuara. Ai kaloi me radhë të gjithë rivalët, ndërsa në finale u përball me Jack Harrison.

Publiku u ftua të votonte edhe njëherë për dy ditë, nga 9 deri më 11 nëntor dhe rezultatet u dhanë në orët e para të mëngjesit së të shtunës me kohën tonë lokale. Skuadra e Colorados nxitoi të publikonte lajmin në rrjete sociale dhe të uronte Gashin.

Top Channel