Obama, 8 vite si president në foto

12/11/2016 00:00

Pete Souza, fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, ka bërë rreth 2 milionë foto të Presidentit Barack Obama. Ai e ka kapur numrin 1 të Amerikës në të gjitha situatat, kur ishte duke u relaksuar me familjet e tij ose ulur në dhomë duke pritur të dëgjojë nga operacioni për vrasjen e Osama Bin Laden në maj të vitit 2011.

Obama është në ditët e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë dhe në këto 55 foto të preferuara të Souzas mund të shihni liderin përpara pasqyrës disa çaste para se të betohet për herë të dytë, duke kaluar urën në Selma apo duke qeshur me dy ish-presidentët Bill Clinton e Geroge Bush.

Të tjera foto e shfaqin atë duke bërë not, duke bërë një fytyrë të çuditshme me gjimnasten McKayla Maroney, ndërsa shumë prej tyre e tregojnë Obamën shumë të afërt me fëmijët ose në momente romantike me bashkëshorten Michelle.

FOTO GALERI
1/55

Top Channel