F1, Gutierrez largohet nga Team Hass

12/11/2016 00:00

Mbyllet aventura e Esteban Gutierrez me Team Haas. Piloti meksikan e konfirmoi këtë lajm nëpërmjet një mesazhi të postuar në profilin e tij në rrjetin social Twitter ku theksonte se në fund të sezonit do të lërë skuadrën amerikane dhe se shumë shpejt do të bëjë të ditur se çfarë i rezervon e ardhmja.

Në vitin e tij të parë me Team Haas, Gutierrez nuk ka mundur asnjëherë të hyjë në zonën e pikëve. Rezultati i tiJ më i mirë deri tani është vendi i 11 i arritur në 5 gara, në Spanjë, Monako, Austri, Gjermani e Singapor.

Për momentin drejtuesit e skuderisë amerikane nuk e kanë përcaktuar ende emrin e pilotit që do të marrë vendin e Gutierrez, por sipas zërave të fundit, mendohet se pjesë e Team Haas mund të bëhet Kevin Magnusen.

Top Channel