Rama: Përballim me dinjitet situatës së rëndë të motit

11/11/2016 00:00

Kryeministri Rama, përmes një reagimi në Facebook në orët e mbrëmjes, ka deklaruar se strukturat shtetërore e kanë përballuar me sukses situatën e krijuar në vend nga përmbytjet.

“Shteti në krye të detyrës dha një provë të organizimit me përgjegjshmëri dhe përballimit me dinjitet të një situate të rëndë të motit, e cila falë afro 1 mijë km kanale kulluese të pastruara pas 25 vjetësh dhe angazhimit të strukturave e forcave njerëzore, po administrohet më mirë se asnjëherë më parë. Faleminderit të gjithëve!”, ka thënë Rama në statusin e tij.

Që nga nisja e reshjeve me dendësi të theksuar, kreu i qeverisë ka drejtuar vazhdimisht mbledhjen e Zyrës Operacionale, për t’u njohur me situatën dhe për të dhënë direktivat përkatëse.

Top Channel