Çfarë ndodh në zyrën e stilistit Valdrin Sahitit, “shtëpinë” e VIP-ave shqiptarë?

11/11/2016 00:00

Një zyrë e vogël dhe me një arredim të thjeshtë është vendi ku Valdrin Sahiti krijon për personazhet më të famshëm shqiptarë.

Në një intervistë për “Pasdite në Top Channel”, ai tregoi se është kujdesur vetë për gjithçka. Ngjyrat që mbizotërojnë janë e zeza dhe kafja.

Valdrini shpjegon se ngjyrat e tokës janë të preferuarat e tij dhe prandaj ka bërë këtë zgjedhje. Sa i përket yjeve të shwobiz-it që kalojnë më shumë kohë aty Valdrini thotë se janë Leonora Jakupi dhe Liberta Spahiu.

Valdrini tregoi sa është pasuria e tij dhe se në zyrën e tij ndodh gjithçka.

Top Channel