Dita e Veteranëve, Obama: Të ushtrojmë mirësi, të mbetemi të bashkuar

11/11/2016 00:00

Presidenti Obama vendosi një kurorë me lule në varrezat e Arlingtonit këtë të premte, si dhe shfrytëzoi fjalimin e fundit në Ditën e Veteranëve për t’u lutur për unitet dhe për t’i nxitur amerikanët të lënë mënjanë pakënaqësitë politike për të ndjekur shembullin e atyre që kanë luftuar për kombin.

“Ne mundemi të ushtrojmë mirësinë, ne mund të paguajmë për të edhe në të ardhmen, mund të bëhemi vullnetarë dhe të shërbejmë për mirë”, tha Obama në një ditë sa të stuhishme edhe të ndritshme. “Ne mundemi të respektojmë njëri-tjetrin. Madje mundemi t’i qëndrojmë gjithnjë në krah njëri-tjetrit. Kjo është ajo që Dita e Veteranëve na kërkon të mendojmë dhe të bëjmë”, tha presidenti në largim i Amerikës.

Presidenti Obama, si një ish-duhanpirës ka pranuar se gjatë momenteve të stresit ka përdorur çamçakëzë Nicorette. E përpara se të niste fjalimin, Obama u shfaq teksa nxirrte një tufë çamçakëzësh nga një pecetë letre, të cilën e mbante në xhepin e xhaketës së tij. E teksa ngjitej në podiumin presidencial, ai u mirëprit me një ‘standing ovation’ të gjatë.

Presidenti, normalisht një folës i rafinuar dhe me plot vetëbesim, u duk teksa ngecej me fjalët në fillim të fjalimit. Ai lavdëroi veteranët për shërbimin e tyre të qetë dhe vetëmohues, por ai u fokusua te nevoja që ka vendi për të rimarrë veten pas një fushate elektorale tepër shqetësuese, një temë që pritet të dominojë edhe ditët e mbetura të tij në Shtëpinë e Bardhë. Ai lavdëroi ushtrinë amerikane si “institucioni i vetëm i gjithanshëm i vendit tonë”, që përfaqëson “çdo hije e formë të njerëzimit, të gjitha të farkëtuara në shërbimin e përbashkët”.

Presidenti iu referua në mënyrën më të përgjithshme fushatëz zgjedhore për zëvendësuesin e tij, që u karakterizua nga akuzat e gjera për racizëm, seksizëm dhe ndjenjat antiemigracion. “Dita e Veteranëve shpesh vjen pas një fushate të luftuar politike”, tha ai.

Megjithatë, presidenti amerikan nuk e shpërfilli fushatën, duke u fokusuar në “instiktin amerikan për të gjetur forcën në besimin tonë të përbashkët për të krijuar unitet nga diversiteti i jashtëzakonshëm i yni”.

“Ne mund të tregojmë sesa shumë e duam vendin tonë, duke dashur fqinjët tanë po aq sa vetveten”, tha Obama. Presidenti në largim mbrojti arritjet e administratës së tij mbi çështjet e veteranëve, duke theksuar se kishte rritur financimin për Departamentin e Çështjeve të Veteranëve me 85 për qind përgjatë dy mandateve të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka përmirësuar aksesin e tyre në shërbimet e kujdesit psikik, si dhe duke përgjysmuar numrin e veteranëve të pastrehë.

Ai nxiti pasuesin e tij të vijojë të punojë mbi tragjedinë e vetëvrasjeve të veteranëve, tragjedi që merr rreth 20 jetë në ditë, si dhe t’u rezistojë thirrjeve për transferimin apo privatizimin e këtyre çështjeve. Obama e fokusoi fjalimin e tij te një elektorat gjithnjë e më të pakënaqur dhe të zemëruar. “Sa herë që bota tenton t’iu bëjë juve cinikë, sa herë që ju kërkoni përulësinë e vërtetë dhe vetëmohuese, hidhni shikimin nga veteranët”, tha Obama.

Top Channel