Elbasani në “shtetrrethim” një ditë para ndeshjes Shqipëri-Izrael

11/11/2016 00:00

Jemi një ditë para ndeshjes eliminatore të Botërorit Rusi 2016 dhe përfaqësuesja e Izraelit ka udhëtuar për në Elbasan ku pas konferencës për shtyp do të zhvillojë edhe një stërvitje në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ajo që bije në qytetin e Elbasanit janë masat e marra nga policia që pasditen e së premtes, sidomos rreth stadiumit ku do të zhvillohet takimi ditën e nesërme.

Një numër i madh efektivësh policie janë vendosur rreth stadiumit për të garantuar siguri si ditën e sotme, por edhe gjatë ditës së nesërme.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel