Rama: KE vlerësoi reformat. Gjykata të çlirojë Vetting-un

11/11/2016 00:00

Kryeministri Rama ka komentuar sërish këtë të premte rekomandimin pozitiv të KE për hapjen e negociatave të anëtarësimit, duke e cilësuar një vlerësim për vendin dhe reformat që po ndërmerren.

“Shqipëria, vend i respektuar për reformat dhe i mirëpritur në tryezën e negociatave për anëtarësim”, ka thënë Rama në profilin e tij në Facebook.

Që ky proces të shkojë më tej, ka vijuar kreu i qeverisë, duhet që: “Gjykata Kushtetuese të çlirojë sa më parë ligjin për Vetting-un e gjykatësve e prokurorëve dhe të nisë puna për zbatimin e tij”.

Top Channel