Basha: Banda e Edi Ramës sulmoi tregtarët në Shkodër

11/11/2016 00:00

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kritikuar ashpër ndërhyrjen e policisë ndaj tregtarëve në Shkodër, duke fajësuar kryeministrin Rama dhe “bandën e tij”.

“Shteti-bandë i Edi Ramës ishte sot në Shkodër, duke grabitur e kërcënuar me armë qytetarët. Ligji është i shenjtë e duhet zbatuar, por kur Edi Rama me bandën e tij është shkelësi më i madh i ligjit në vend, atëherë revolta është zgjidhja”, ka thënë Basha.

Në reagimin e tij, kreu i partisë më të madhe të opozitës ka theksuar se, “me popullin nuk luhet”.

Top Channel