Ngjarja në Ballsh, ISHTI: Nuk u respektuan rregullat teknike

11/11/2016 00:00

Inspektorati Shtetëror Teknik ka reaguar për ngjarjen në Ballsh, duke u shpreuhr se shkak ka qënë mosrespektimi i rregullave teknike të shfrytëzimit. Sipas ISHTI-së, ngajrja në impiantin e hidropastrimit të karburanteve ka ndodhur gjatë procesit të manovrimit për vënien në punë të separatorit të presionit të ulët.

ISHTI thotë se u rrit presioni me hidrogjen tre herë mbi normale, në mënyrë ët menjëhershme dhe për këtë nuk funksionoi valvula e sigurimit të pajisjes që bën mbrojtjen e saj.

Konkluzionet e ISHTI-t për ngjarjen do t’i vihen në dispozicion Prokurorisë për kryerjen e hetimeve prej saj.

“Do jetë prokuroria ajo e cila përmes hetimeve do të zbardhë plotësisht ngjarjen”, thuhet në njoftimin e ISHTI.

FOTO GALERI
1/1
Raporti

Top Channel